Kina rinovon alarmin portokalli për stuhi shiu në disa rajone
2024-06-25 10:25:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Observatori kombëtar i Kinës rinovoi të hënën një alarm portokalli për stuhi shiu, pasi priten reshje të dendura në disa rajone të vendit, njofton “Xinhua”.

Shiu i rrëmbyeshëm pritet të përfshijë pjesë të Guizhou, Guangxi, Hunan, Hubei, Jiangxi, Anhui, Zhejiang dhe Yunnan, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

Ka zona në Hunan dhe Jiangxi që pritet të kenë deri në 200 mm reshje, ndërsa disa vende në këto rajone do të kenë reshje të dendura afatshkurtra me 70 mm ose më shumë reshje për orë, të shoqëruara me stuhi.

Qendra Meteorologjike ka këshilluar qeveritë vendore të zbatojnë përgatitjet e duhura dhe të kontrollojnë sistemet e kullimit në qytete, toka bujqësore dhe pellgje peshqish.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Fatosi)