Kryeministri izraelit: Faza intensive e luftës me Hamasin pothuajse ka përfunduar
2024-06-25 19:31:26

Foto CFP

Foto CFP

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se faza intensive e luftimeve në Rafah në Gazën jugore, pothuajse ka përfunduar. Por, ai shtoi se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të largohet plotësisht nga pushteti, shkruan “RTSH”.

Kryeministri Netanjahu u shpreh se ushtria izraelite së shpejti do të jetë në gjendje të ridislokojë trupa në kufirin me Libanin, ku shkëmbimet e zjarrit me Hezbollahun janë përshkallëzuar.

Ai hodhi poshtë idenë që Autoriteti Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor duhet të drejtojë Gazën në vend të Hamasit.

Më shumë se një milion palestinezë po strehoheshin në Rafah përpara se Izraeli të fillonte operacionin e tij ajror dhe tokësor në qytetin jugor të Gazës, duke sfiduar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për mos të vazhduar.

Rreth 800.000 njerëz janë zhvendosur që atëherë nga Rafahu, ku kushtet janë përshkruar nga Agjencia e Ushqimit e Kombeve të Bashkuara si apokaliptike.

Presioni ndërkombëtar mbi veprimet e Izraelit në Gaza është rritur, qëkur nisi operacionin në Rafah.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e OKB-së urdhëroi Izraelin që të ndalë menjëherë operacionin e diskutueshëm ushtarak atje, duke e quajtur situatën humanitare si katastrofike. (Fatosi)