Anijet e mbytura ofrojnë thesaret e tyre
2024-06-25 15:20:03

Foto nga chinadaily.com

Foto nga chinadaily.com

Në ujërat 150 kilometra në juglindje të Sanyas, në provincën Hainan të Kinës jugore, gjenden dy anije të mbytura të lashta, në thellësi gati 1500 metra, shkruan “China Daily”.

Vlerësohet se mbi 100.000 relikte kulturore, duke përfshirë porcelan, qeramikë, bronz, enë hekuri, bambu dhe dru janë të fshehura në këto anije.

Foto nga chinadaily.com

Foto nga chinadaily.com

Disa pjesë prej porcelani kanë mbishkrime dhe shenja mbi to, të tilla si “Fu” (lumturi dhe bekim), “Taiping” (paqe) dhe “Made by Wu Wen”, duke ofruar të dhëna për origjinën, prodhimin dhe pronësinë e mundshme të këtyre artikujve.

Foto nga chinadaily.com

Foto nga chinadaily.com

Këto artefakte janë gjetje pioniere arkeologjike, duke shërbyer si dëshmitarë të ndërveprimeve tregtare përgjatë Rrugës së lashtë Detare të Mëndafshit në Kinë. Ato ofrojnë dëshmi të prekshme që hedhin dritë mbi historinë detare të Kinës dhe shkëmbimet kulturore midis qytetërimit kinez dhe kulturave të huaja, thonë ekspertët.  (Fatosi)