Kina do të zgjerojë politikën e tranzitit pa viza në më shumë vende dhe do të shtojë fluturimet në hyrje
2024-06-25 15:17:22

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të zgjerojë politikën e saj të tranzitit pa viza për të përfshirë më shumë vende dhe për të rritur fluturimet hyrëse nga vendet kryesore të burimit të pasagjerëve për të optimizuar masat e saj të hyrjes dhe daljes, shkruan “Xinhua”, duke iu referuar një qarkoreje të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës dhe katër organe të tjera qeveritare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Për të lehtësuar më tej përvojën e udhëtimit për turistët jashtë shtetit, Kina do të nisë produkte dhe shërbime shtesë të udhëtimit me cilësi të lartë. Duhen bërë përpjekje për të përmirësuar shenjat e rrugëve në gjuhë të huaja në vende publike si atraksionet e njohura turistike, restorantet, hotelet dhe aeroportet”,- vuri në dukje qarkorja.

Sipas dokumentit, sugjerohet përfshirja e shërbimeve shumëgjuhëshe në aplikacionet e hartave dhe navigimit dhe përmirësimin e shërbimeve të udhëtimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për sa i përket shërbimeve të pagesave, në qarkore thuhet se Kina do të promovojë pranimin e kartave bankare jashtë shtetit në vende dhe dyqane të ndryshme, duke mundësuar akses më të lehtë në ngrënie, akomodim, transport, blerje biletash dhe rezervime për vizitorët ndërkombëtarë në vend. (Fatosi)