Matura shtetërore, rreth 28 mijë nxënës dhanë provimin e fundit me zgjedhje
2024-06-25 10:02:21
Matura shteterore (Foto Rtsh)
Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë iu nënshtruan të hënën provimit me zgjedhje të maturës shtetërore.
Ata u paraqiten në 144 qendra të provimit të ngritura në gjithë vendin.
Provimi zgjati për rreth 2 orë e 30 minuta.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve për provimin me zgjedhje, duke kërkuar që të japin më të mirën e tyre.
Deri më tani janë zhvilluar tre provime të maturës shtetërore 2024, gjuha e huaj, gjuha shqipe e letërsia dhe matematika. (Fatosi)
Lajmet Kryesore