Aeroporti londinez “Gatwick” shton fluturime të reja për në Kinë
2024-06-25 15:23:05

Foto nga CMG

Foto nga CMG

Aeroporti i dytë më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, “Gatwick” në Londër, ka shtuar rrugë të reja për në Kinë, ndërsa synon të forcojë lidhjet me Azinë, shkruan “CGTN”.

“China Southern” do të ofrojë një fluturim Gatwick-Guangzhou tre herë në javë. Kjo është rruga e dytë e linjës ajrore nga “Gatwick”, duke shtuar një shërbim dy herë në javë drejt Zhengzhou që filloi dhjetorin e kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtuesit e linjave ajrore shpresojnë se fluturimet si këto do të ndihmojnë në lidhjen e Kinës me Britaninë e Madhe dhe më gjerë.

“Gatwick” shpreson se fluturimet shtesë do ta bëjnë atë zgjedhjen më të mirë për vizitorët nga Azia.

Aeroporti ka paraqitur plane për të ndërtuar një pistë të dytë, një projekt që mund të dyfishojë numrin e pasagjerëve në rreth 75 milionë në vit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është partneri i pestë më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar importoi afër 75 miliardë dollarë mallra dhe shërbime nga Kina në vitin 2023, ndërsa eksportet ishin me vlerë rreth 40 miliardë dollarë. Më shumë fluturime mund të përmirësojnë lidhjet tregtare dhe kjo mund të nënkuptojë më shumë biznes për të dy vendet. (Fatosi)