Kina përmirëson nivelin e reagimit emergjent të kontrollit të përmbytjeve pas alarmit të kuq për stuhi shiu
2024-06-25 19:22:38

Foto CFP

Foto CFP

Shtabi shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës ngriti të hënën reagimet emergjente ndaj përmbytjeve në nivelin III në provincat lindore të Zhejiang, Anhui dhe Jiangxi, pas vendimit të Observatorit Kombëtar për të lëshuar një alarm të kuq për reshjet e shiut, njofton “Xinhua”.

Një ekip pune do të dërgohet në Zhejiang për të ndihmuar në përpjekjet lokale për parandalimin e përmbytjeve.

Ekipet e punës të dërguara në Anhui dhe Jiangxi do të vazhdojnë punën e tyre atje.

Nga e hëna deri të dielën, reshjet e vazhdueshme të dendura priten të godasin pjesë të rajoneve në jug të lumit Yangtze, në Jianghan dhe rajone përgjatë lumit Yangtze dhe Huaihe.

Veçanërisht, pjesa kryesore e rrjedhës së mesme dhe të poshtme të lumit Yangtze do të përjetojë një rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit, sipas Observatorit Kombëtar. (Fatosi)