Xi paraqet çmimin më të lartë të teknologjisë shkencore të Kinës dhe mban një fjalim të rëndësishëm
2024-06-25 10:17:17

Xi, gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, mbajti një fjalim më 24 qershor, në takimin që bashkonte Konferencën Kombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë, Konferencën Kombëtare të Çmimeve të Shkencës dhe Teknologjisë dhe Asambletë e Përgjithshme të Akademisë së Shkencave dhe Akademisë së Inxhinierisë të Kinës.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Në takimin u vu në dukje se, për të ndërtuar një mjedis të hapur konkurrues globalisht për inovacionin shkencor dhe teknologjik, duhet të të zgjerohen shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik, të ndërtohen partneritete me përfitime të ndërsjella, si edhe të planifikohet në mënyrë proaktive dhe të marret pjesë thellësisht në qeverisjen globale. Gjithashtu, u theksua nevoja të forcohet ndërtimi i një mjedisi kërkimor shkencor ndërkombëtar, të vihet fokusi në shqetësimet praktike të kërkuesve shkencorë dhe në zgjidhjen e problemeve të mbetura dhe të sigurohet që talentet të gjenden, të ruhen dhe të përdoren mirë. Është e nevojshme edhe që të përmirësohet vazhdimisht sistemi i sigurisë shkencore e teknologjike dhe mekanizmi i parandalimit të rrezikut, për të ndërtuar një bazë solide për sigurinë në një mjedis të hapur.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Inovacioni tekniko-shkencor është bërë forca nxitëse kryesore për zhvillimin e ekonomisë së Kinës. Duhet të këmbëngulet në promovimin e risive nëpërmjet hapjes, të përmirësohet sistemi dhe mekanizmi hapjes së shkencës dhe teknologjisë me botën e jashtme, të përmirësohet sistemi global i inovacionit dhe të bëhet integrimi aktivisht në rrjetin global të inovacionit.Partia do të thellojë reformën gjithëpërfshirëse në arsim, reformën strukturore shkencore e teknologjike, si dhe reformat institucionale për zhvillimin e talenteve.

Një sistem inovacioni i teknologjisë shkencore është një seri institucionesh dhe sistemesh të krijuara për të promovuar inovacionet. sistemi i politikave të inovacionit të Kinës po bëhet gjithnjë e më i shëndoshë, me formimin e një sistemi politikash që mbulon fusha të tilla si sistemi makro-menaxhimi i drejtuar nga inovacioni, mekanizmi i shpërndarjes së burimeve, sistemi i koordinimit të kërkimit industri-universitar, sistemi i trajnimit të talenteve, mekanizmi i menaxhimit të kërkimit, dhe sistemin e stimulimit dhe vlerësimit. (Elona)