Ministri Peleshi: 90 ushtarakë do të përfitojnë kredi për banesë me 0% interes
2024-06-25 15:11:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se 90 ushtarakë do të përfitojnë kredi për banesë me 0% interes.

Ministri Peleshi e cilësoi një vendim të rëndësishëm që synon të mbështesë ushtarakët shqiptarë, duke u ofruar mundësinë për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës përmes një kredie të lehtësuar, shkruan “ATSH”.

Sipas ministrit, kjo nismë është shenjë e përkujdesjes dhe angazhimit për të siguruar mirëqenien e atyre që shërbejnë për vendin me përkushtim dhe sakrificë.

Ministri Peleshi po ashtu bëri të ditur se kuotat për këtë kredi do të jenë të përvitshme me financim nga buxheti i shtetit, ndërsa aplikimet do të nisin së shpejti në platformën e-Albania.

Kredi të ngjashme do të përfitojnë edhe punonjës të disa ministrive të tjera. (Fatosi)