Ligjvënësi rus paralajmëron: Moska mund të ndryshojë kohën e përdorimit të armëve bërthamore
2024-06-24 15:28:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Moska mund të ndryshojë kohën e përdorimit të armëve të saj bërthamore nëse kërcënimet kundër Rusisë rriten, ka deklaruar Andrei Kartapolov, kreu i komitetit të mbrojtjes të dhomës së ulët ruse, të dielën, shkruan panorama.al.

Komentet e ish gjeneralit pasojnë paralajmërimet e fundit nga presidenti Vladimir Putin se Moska mund të ndryshojë doktrinën e saj bërthamore, e cila përcakton kushtet në të cilat armë të tilla mund të përdoren.


“Nëse shohim se sfidat dhe kërcënimet rriten, kjo do të thotë se ne mund të korrigjojmë diçka në (doktrinën) në lidhje me kohën e përdorimit të armëve bërthamore dhe vendimin për ta bërë këtë përdorim,” ka deklaruar Kartapolov.


“Por sigurisht, është shumë herët për të folur për specifikat tani”, ka shtuar ai.


Doktrina bërthamore e Rusisë 2020 përcakton se presidenti i saj vendos përdorimin e një arme bërthamore, kur vetë ekzistenca e shtetit vihet në rrezik.(Fatosi)