Presidenti Xi Jinping zhvillon bisedime me Presidentin e Polonisë Duda
2024-06-24 18:21:12

Ditën e hënë, Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi bisedime me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin dhe morën pjesë në një ceremoni nënshkrimi të disa dokumenteve mbi bashkëpunimin dypalësh.

Kina dhe Polonia ranë dakord për të përpiluar dhe zbatuar një plan veprimi, me qëllim për të thelluar partneritetin strategjik gjithëpërfshirës midis dy vendeve.

Kina vendosi të zbatojë politikën e njëanshme të heqjes së vizave 15-ditore për shtetasit polakë. (Wang Lei/ Elona)