Xi Jinping-u i dërgon letër urimi festivalit rinor Kinë-ShBA
2024-06-24 17:17:07

foto nga CMG

Të rinjtë amerikanë vizitojnë seksionin Mutianyu të Murit të Madh në Pekin, kryeqyteti i Kinës, më 12 qershor 2024. foto nga CFP

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të hënën një letër urimi për "Të lidhur me Kuliang-un: Festivali i Rinisë Kinë-ShBA 2024", që zhvillohet në Fuzhou të provincës Fujian në Kinën Lindore. 

Duke vënë në dukje se lidhja shekullore me Kuliang-un është një histori e shkëmbimeve miqësore midis popullit kinez dhe popullit amerikan, Xi tha se sheh me kënaqësi që të rinjtë nga të gjitha fushat e jetës në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara janë mbledhur në Fuzhou për të ringjallur historinë e Kuliang-ut, për të trashëguar dashurinë e Kuliang-ut dhe për të ndihmuar në shtimin e shkëmbimeve dhe të njohjes ndërmjet të dy popujve. 

Të rinjtë amerikanë vizitojnë Pallatin e Dimrit në Pekin, kryeqyteti i Kinës, më 12 qershor 2024. foto nga CFP

Të rinjtë janë energjikë e plot ëndrra dhe e ardhmja e marrëdhënieve kino-amerikane qëndron tek ata, theksoi Xi. 

Ai shprehu shpresën se të rinjtë kinezë dhe amerikanë do të kenë shkëmbime të thella, do të forcojnë miqësinë, do ta njohin më mirë njëri-tjetrin dhe do të punojnë së bashku për të vijuar miqësinë kino-amerikane, do të kontribuojnë në forcimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-amerikane dhe do të punojnë me njerëzit anembanë botës për të sjellë paqen, për të nxitur përparimin dhe për të krijuar begatinë. 

 "Të lidhur me Kuliang-un: Festivali i Rinisë Kinë-ShBA 2024", që u hap të hënën, është bashkorganizuar nga Shoqata e Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Tjera, Qeveria Popullore Provinciale e Fujian-it dhe Federata Rinore Mbarëkineze. (Artan)