Dënohen përgjegjësit për aksidentin në minierën e qymyrit në Anhui
2024-06-24 11:35:00

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjithsej 37 persona, përfshirë zyrtarë lokalë, janë dënuar për një aksident me shpërthim gazi që ndodhi në një minierë qymyri në provincën Anhui të Kinës Lindore, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave në një deklaratë për shtyp të dielën, njofton China Daily.

Aksidenti, i cili ndodhi në qytetin Fuyang të provincës më 11 mars, vrau 9 dhe plagosi 15 të tjerë, duke shkaktuar drejtpërdrejt humbje ekonomike prej 16.37 milionë juanë (2.25 milionë dollarë). Zyra në Anhui e Administratës Kombëtare të Sigurisë së Minierave publikoi një raport hetimor mbi aksidentin të mërkurën.

Aksidenti u shkaktua nga kontrolli joadekuat i gazit në fillim, më pas masat e miratuara dështuan në eliminimin efektiv të burimit të ndezjes dhe pati probleme me funksionimin e rrethimit të zonës së zjarrit dhe evakuimin e personelit, thuhet në raport. Sipas raportit, dënimi përfshinte sanksione disiplinore dhe administrative të Partisë, gjoba, pezullim ose revokim të certifikatave të tyre për prodhimin dhe menaxhimin e sigurisë.(Fatosi)