Balla: Shqipëria, e certifikuar si destinacion turistik i sigurt
2024-06-24 11:31:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“Shqipëria është certifikuar si një destinacion turistik me një siguri publike mbresëlënëse”, thekson ministri i Brendshëm Taulant Balla, shkruan ATSH.

Reagimi i tij erdhi pasi policia shqiptare ndaloi autorët dhe u ktheu sendet e vjedhura dy turistëve të huaj.

Ministri thekson se Policia e Shtetit është në vigjilencë të plotë për të garantuar një siguri të lartë publike në të gjithë territorin. Shqipëria është një vend i sigurt për qytetarët dhe turistët, tha ministri Balla.(Fatosi)