Zhvillohet Forumi i 16-të i Ngushticës së Tajvanit
2024-06-24 17:26:31

Më 14 qershor, nisi veprimtaria e Forumit të 16-të të Ngushticës së Tajvanit në provincën Fujian të Kinës Lindore. Forumi zgjati për një javë dhe tema kryesore e tij ishte "Zgjerimi i shkëmbimve popullore, zhvillimi i përbashkët". Më 15 qershor, u zhvillua në Xiamen mitingu i Forumit.

Në miting, pjesëmarrësit nga dy brigjet e ngushticës së Tajvanit u shprehën se shkëmbimet popullore kanë rëndësi të madhe për nxitjen e marrëdhënieve midis dy brigjeve.

Njëkohësisht, pjesëmarrësit e dy brigjeve ritheksuan qëndrimin e tyre kundër "pavarësisë së Tajvanit". Nënkryetari i Partisë së Guomindanit Lian Shengwen u shpreh se shumica e popullit tajvanez shpreson të bashkëjetojë në mënyrë paqësore me pjesën kontinentale. Ky është opinioni publik kryesor në Tajvan, të cilin askush nuk mund ta mënjanojë. (Fani)