Kina kundërshton me vendosmëri rregullin e propozuar nga SHBA për të kufizuar investimet në vend
2024-06-24 18:34:22

foto nga CFP

Selia e Ministrisë së Tregtisë të Kinës / foto nga CFP

Kina kundërshton me vendosmëri planin e ShBA-së, për të kufizuar investimet nga kompanitë amerikane në Kinë. Ajo rezervon të drejtën për të marrë masa përkatëse, tha të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë.

Vërejtjet pasuan një rregull të propozuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së më 21 qershor, i cili do të kufizonte investimet e Shteteve të Bashkuara në Kinë.

Në një deklaratë, zëdhënësi përmendi se lëvizja e ShBA-së do të ndikojë në bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar, midis ndërmarrjeve kineze dhe amerikane, duke dëmtuar rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar.

“Pala amerikane duhet të respektojë ligjet e ekonomisë së tregut dhe parimin e konkurrencës së ndershme. Ajo duhet të ndalojë politizimin dhe armatosjen e çështjeve ekonomike dhe tregtare, të heqë kufizimet për investimet në Kinë dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për bashkëpunimin e biznesit midis Kinës dhe ShBA-së. ”, tha zëdhënësi. (Elona)