Hidrovori i Akërnisë (Foto RTSH)
Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i hidrovorit të Akërnisë, pranë Vlorës, njofton RTSH. Me një fond prej rreth 150 milionë lekësh, u zëvendësuan elektropomat e vjetra të cilat ishin në funksion që prej 40 vitesh. Amortizimi tyre kishte ulur ndjeshëm kapacitetin e largimit të ujit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, tha se pompat janë zëvendësuar me pompa elektromekanike të gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin e rreth 4600 ha tokë.
Teknologjia e re e pompave kursen deri në 50 mijë lekë për metër kub ujë, duke e bërë hidrovorin më efikas dhe ekonomik.
Hidrovori do t’i shërbejë tokës bujqësore, por edhe gjithë infrastrukturës shumë bashkëkohore që po ndërtohet në zonë, sidomos me aeroportin e Vlorës.
“Ky investim është një tjetër hap përpara në përmirësimin e sistemeve të hidrovoreve në Shqipëri, duke ndihmuar zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin”, tha Denaj.(Fatosi)