Njohja e pensioneve Shqipëri - Itali, nga data 6 korrik nis aplikimi i marrëveshjes së re
2024-06-24 15:06:49

Njohja e pensioneve me Italinë (Foto Gazeta Dita)

Njohja e pensioneve me Italinë (Foto Gazeta Dita)

Ligji mbi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet,  që u miratua në parlamentin shqiptar në datën 16 maj, hyn në fuqi në datën 6 korrik. Ai do tu hapi rrugë shtetasve nga të dy vendet të përfitojnë nga njohja e kontributeve të ndërsjella, shkruan rtsh.

Ligji i ri u jep mundësi edhe familjarëve të këtyre shtetasve të përfitojnë sipas parashikimeve të marrëveshjes dypalëshe, si dhe shkëmbimin e të dhënave personale në bazë të legjislacionit ndërkombëtar për këto raste.

Prej vitesh mijëra shqiptarë punojnë dhe jetojnë në Itali dhe po kështu shtetas italianë prej vitesh jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Sipas burimeve zyrtare nga marrëveshja përfitojnë 500 mijë shqiptarë dhe 4 mijë shtetas italianë, Kjo është hera e parë që një marrëveshje e tillë hyn në fuqi, praktikë që po ndiqet edhe me shtete të tjera.(Fatosi)