Kina dhe Gjermania zhvillojnë dialog për ndryshimet klimatike, tranzicionin e gjelbër
2024-06-24 11:38:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Dialogu i parë i nivelit të lartë nën mekanizmin e dialogut dhe bashkëpunimit Kinë-Gjermani për ndryshimet klimatike dhe tranzicionin e gjelbër u mbajt të shtunën në Pekin, njofton Xinhua. Pas dialogut u njoftuan disa rezultate kryesore.

Të dy palët do të nisin bashkëpunimin në nivel provincial për tranzicionin e gjelbër dhe do të krijojnë një grup pune për reduktimin e karbonit industrial. Të dy vendet do të bashkëpunojnë gjithashtu në projekte demonstruese për të rritur efikasitetin e energjisë në sektorët kryesorë, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës i Kinës.

Kina shprehu gatishmërinë për të rritur më tej bashkëpunimin me Gjermaninë për efiçencën e energjisë, ekonominë rrethore, reduktimin e karbonit industrial dhe tranzicionin e energjisë gjatë dialogut. Gjermania është e gatshme të eksplorojë bashkëpunim të mëtejshëm me Kinën në fusha të tilla si energjia e rinovueshme, zhvillimi i rrjetit inteligjent dhe prodhimi i produkteve me zero karbon dhe karbon të ulët, sipas deklaratës. (Fatosi)