Shkolla verore "Jam Shqiptar!" nis me vizitë në RTSH
2024-06-24 11:01:58

Nxënësit nga Italia në RTSH (Foto RTSH)

18 nxënës nga shkolla të ndryshme të Italisë, i janë bashkuar projektit të Agjencisë Kombëtare të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Arsimit në shkollën verore "Jam Shqiptar!".  Ata kanë nisur turin  disa ditor drejt Shqipërisë me një vizitë në ambientet e RTSH. Nxënësit janë njohur nga afër me historinë  e televizionit publik shqiptar, televizioni më i vjetër në vend.

Drejtoresha Mirela Thanasi, thotë se kjo vizitë studimore në Shqipëri, do tu shërbejë fëmijeve që të njihen edhe më shumë me historinë, artin dhe kulturën shqiptare.

Shkolla verore "Jam Shqiptar!" organizohet për të dytin vit radhazi në Shqipëri.(Fatosi)