''Kalaja e Barçit'', një qendër e re arkeologjike i shtohet zonës së Korçës
2024-06-24 15:09:03

Qendër arkeologjike në Korçë (Foto ATSH)

Qendër arkeologjike në Korçë (Foto ATSH)

Një qendër e re arkeologjike i shtohet trashëgimisë së pasur kulturore dhe arkeologjike të zonës së Korçës, njofton RTSH.  Kërkimet e fundit të ekipit shqiptaro-francez kanë nxjerrë në dritë dëshmitë e para arkeologjike të një vendbanimi kodrinor mbi fshatin Barç, që njihet nga vendasit me emrin “Kalaja e Barçit”.


Ato kanë zbuluar gjurmë arkitekturore të periudhave të ndryshme, gjatë periudhës së hekurit dhe asaj qytetare ilire, rreth 2800 vjet më parë.


“Këto zbulime të reja dhe kërkimet në të ardhmen do na japin të dhëna më të rëndësishme mbi vendbanimin gjatë periudhës së prehistorisë së vonë”, tha arkeologia Rovena Kurti Ruka.


Studiuesit e angazhuar në projekt do sjellin të dhëna nga aspekte të ndryshme të jetës së komunitetit të vendosur në këtë vendbanim, i cili ofron një tjetër potencial turistik për rajonin e Korçës e më gjerë.(Fatosi)