Nga akciza u mblodhën 23.1 miliardë lekë në buxhet
2024-06-24 11:28:48

Akcizat (Foto ATSH)

Të ardhurat nga akciza gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2024 u realizuan në masën 23.1 miliardë lekë, njofton ATSH. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat nga akciza janë 2 miliardë lekë ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Nga akciza për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen në buxhet 63.6 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë më shumë se në 2023. Të ardhurat nga akciza lidhen me rritjen e nivelit të tyre dhe konsumit të mallrave të fortë si karburante, cigare, pije alkoolike, verë, birrë etj.(Fatosi)