Shefi i OKB-së bën thirrje për përpjekje globale për të mbrojtur refugjatët
2024-06-23 15:43:32

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për përpjekje globale për të mbrojtur rrethh 43.4 milionë refugjatët anembanë globit, në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve.

“Nga Sudani në Ukrainë, nga Lindja e Mesme në Mianmar e në Republikën Demokratike të Kongos dhe më gjerë, konflikti, kaosi klimaterik dhe trazirat po detyrojnë një numër rekord njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po nxisin vuajtje të thella njerëzore”,- deklaroi Guterres, shkruan “Xinhua”.

Sipas shifrave të fundit, mbi 120 milionë njerëz në mbarë botën janë zhvendosur me forcë, duke përfshirë 43.5 milionë refugjatë.

foto: VCG

foto: VCG

“Dita Botërore e Refugjatëve ka të bëjë me nderimin e forcës dhe guximit të tyre dhe rritjen e përpjekjeve për të mbrojtur dhe mbështetur refugjatët në çdo hap të udhëtimit të tyre. Refugjatët kanë nevojë për solidaritet global dhe aftësi për të rindërtuar jetën e tyre me dinjitet”,- tha shefi i OKB-së.

Duke vënë në dukje se refugjatët e rinj kanë nevojë për arsim cilësor për të arritur ëndrrat e tyre, ai tha se vendet pritëse, kryesisht ato me të ardhura të ulëta ose të mesme, kanë nevojë për mbështetje dhe burime për të përfshirë plotësisht refugjatët në shoqëri dhe ekonomi.

foto: VCG

foto: VCG

“Le të zotohemi të riafirmojmë përgjegjësinë kolektive të botës për të ndihmuar dhe mirëpritur refugjatët, në mbrojtjen e të drejtave të tyre të njeriut, duke përfshirë të drejtën për të kërkuar azil, në ruajtjen e integritetit të regjimit të mbrojtjes së refugjatëve dhe në fund, në zgjidhjen e konflikteve në mënyrë që ata të detyruar nga komunitetet mund të kthehen në shtëpi”,- tha Guterres. (Irma)Status of Refugees.