Ukraina: Mbi 52.000 trupa të trajnuar nga BE-ja
2024-06-23 14:54:41

Më shumë se 52.000 trupa ukrainase janë trajnuar nën Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Europian (EUMAM), njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve “Ukrinform” e drejtuar nga qeveria, citon “Xinhua”.

Ushtarët, rreshterët dhe oficerët ukrainas kanë marrë pjesë në programin e trajnimit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit.

Zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksandr Balanutsa, i kërkoi BE-së të zgjasë misionin e stërvitjes, ndërsa ushtria ukrainase po formon brigada të reja. EUMAM-i dyvjeçar u lançua më 15 nëntor 2022. Misioni përfshin trajnime për çminimin, ndihmën mjekësore, mirëmbajtjen dhe riparimin, ndër të tjera, dhe kryhet në tokën e BE-së.