Fluksi i investimeve të huaja direkte në Kinë arriti në 412.5 miliardë juanë në pesë muajt e parë të vitit
2024-06-23 15:32:55

foto: VCG

foto: VCG

Investimet e huaja direkte (IHD) në Kinë, në përdorim aktual, arritën në 412.5 miliardë juanë (rreth 57.94 miliardë dollarë amerikanë) në pesë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Sipas të dhënave, shuma ishte 28.2 për qind më e ulët se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Pavarësisht rënies, 21.764 firma të reja me investime të huaja u krijuan në të gjithë Kinën në periudhën raportuese, një rritje prej 17.4 për qind, sipas të dhënave.

“Shkalla e investimeve të huaja në përdorim aktual është ende në një nivel historikisht të lartë”,- deklaroi një zyrtar i ministrisë, i cili ia atribuoi rënien kryesisht një baze të lartë krahasimi vitin e kaluar.

foto: VCG

foto: VCG

Sektori i prodhimit tërhoqi 28.4 për qind, ose 117.1 miliardë juanë, të fluksit total të IHD-ve, me 2.8 pikë përqindje më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe që tregon përmirësim të vazhdueshëm në strukturën e investimeve.

Flukset hyrëse të IHD-ve në prodhimin e pajisjeve inteligjente të konsumatorit dhe shërbimet teknike profesionale u rritën përkatësisht me 332.9 për qind dhe 103.1 për qind në baza vjetore.

IHD-të nga Gjermania dhe Singapori u rritën përkatësisht me 24.2 për qind dhe 16.2 për qind në baza vjetore, bëri të ditur ministria.

foto: VCG

foto: VCG

“Aktualisht, pritjet dhe besimi i investitorëve të huaj janë përgjithësisht të qëndrueshme”,- tha zyrtari, duke cituar rezultatet e sondazhit nga Dhomat e huaja të Tregtisë që tregojnë se mbi tre të katërtat e të gjitha kompanive amerikane, europiane dhe japoneze në Kinë planifikojnë të vazhdojnë biznesin e tyre.

Kina ka zbatuar politika të shumta për të tërhequr investime të huaja këtë vit. Në mars, qeveria publikoi një plan veprimi që propozonte 24 masa, duke përfshirë masa për të zgjeruar aksesin në treg dhe për të lehtësuar rrjedhën e faktorëve të inovacionit. Sipas zyrtarit, me hyrjen në fuqi të këtyre politikave dhe masave të reja, mjedisi i investimeve të Kinës do të bëhet edhe më i favorshëm.