Muzikali “Chicago” vihet në skenë në Shangai
2024-06-23 15:40:40

foto: ChinaDaily

foto: ChinaDaily

Muzikali “Chicago” bëri debutimin e tij në Shangai, në “AIA Grand Theatre”, duke dhënë tetë shfaqje në qytet.

Krijuar nga Bob Fosse, muzikali i Broadway-t u shfaq premierë në vitin 1975 dhe festoi shfaqjen e tij të 35.000 në fillim të këtij muaji, shkruan “China Daily”.

Një përfaqësim i muzikaleve amerikane, “Chicago” është një kryevepër teatrale me koreografi, muzikë dhe dizajne ikonike, deklaroi Djalenga Scott, e cila luan Velma Kelly, një nga personazhet kryesore.

foto: ChinaDaily

foto: ChinaDaily

Si muzikali amerikan më jetëgjatë në botë, ai filloi raundin e ri të turneut të tij në Kinë në Tianjin, vazhdoi në Wuxi të provincës Jiangsu përpara se të mbërrinte në Shangai.

Ai do të vazhdojë në Nanjing të provincës Jiangsu nga 27 deri më 30 qershor dhe Qingdao të provincës Shandong nga 5 deri më 7 korrik.

Sipas Qin Tiji, menaxher i përgjithshëm i “AIA Grand Theatre”, muzikali “Chicago” është prodhimi i dytë muzikor perëndimor që teatri prezantoi që nga hapja e tij shtatorin e kaluar, pas veprës “Love Never Dies” të Andrew Lloyd Webber, vazhdimi i muzikalit të tij më të famshëm “The Phantom of the Opera”.

foto: ChinaDaily

foto: ChinaDaily

Në nëntë muajt e fundit, “AIA Grand Theatre” ka mbajtur 151 shfaqje nga 74 produksione teatrore, të cilat u ndoqën nga rreth 150.000 njerëz.

“Në të ardhmen, jemi të përkushtuar për të sjellë më shumë ekstravaganca teatrore të nivelit të lartë nga e gjithë bota në Shangai”,- tha Qin.