Kryediplomati Hasani: BE-ja, më e plotë me Ballkanin Perëndimor
2024-06-23 14:40:56

foto: ATSH

foto: ATSH

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” të organizuar në Austri.

Kryediplomati shqiptar bëri të ditur se në takim u diskutua mbi përshpejtimin e integrimit dhe mbështetjen për vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, shkruan “ATSH”.

Ministri Hasani theksoi se angazhimi për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë. 

“Fokusi ynë duhet të mbeten prioritetet e tanishme me objektiv kryesor anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. BE-ja do të jetë më e qëndrueshme, më e sigurt dhe më e plotë me përfshirjen e rajonit”,- deklaroi ministri i Jashtëm shqiptar.