Kina synon të përmirësojë aksesin në arsimin parashkollor
2024-06-23 14:52:23

foto: VCG

foto: VCG

Ligjvënësit kinezë pritet të diskutojnë pr.ligjin për arsimin parashkollor në sesionin e 10-të të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, legjislatura më e lartë e vendit, e planifikuar për më 25 deri më 28 qershor, shkruan “Xinhua”.

Huang Haihua, zëdhënësi i Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë, tha në një konferencë për shtyp se sipas projektligjit, Kina do të inkurajojë pjesëmarrësit joqeveritarë të kontribuojnë në zhvillimin e arsimit parashkollor.

foto: VCG

foto: VCG

Ai theksoi se sipas projektligjit duhet të ketë kopshte jofitimprurëse në zonat e reja të banimit dhe se theksohet rëndësia e sigurimit të aksesit në arsimin parashkollor për fëmijët e zonave rurale, prindërit e të cilëve kanë migruar në qytete për punë.

Drafti gjithashtu thekson se kopshtet duhet të marrin masa të menjëhershme mbrojtëse në rastet e abuzimit të fëmijëve dhe situatave të tjera emergjente.

foto: VCG

foto: VCG

Gjatë seancës, ligjvënësit pritet të diskutojnë edhe një projektligj për punën e reagimit ndaj emergjencave, një projekt-amendament në ligjin e kontabilitetit të vendit dhe projekt-rishikime të ligjit për ndëshkimet e administratës së sigurisë publike dhe ligjit për mbrojtjen e relikteve kulturore.