Kina rinovon alarmin e verdhë për stuhi shiu
2024-06-23 14:49:52

foto: VCG

foto: VCG

Observatori Kombëtar i Kinës rinovoi të shtunën një alarm të verdhë për stuhi shiu, pasi priten reshje të dendura në disa rajone të vendit.

Rrebeshe shiu pritet të ketë në disa zona të Guizhou, Hunan, Hubei, Jiangxi, Anhui, Jiangsu, Shangai, Zhejiang dhe Heilongjiang.

foto: VCG

foto: VCG

Qendra Kombëtare Meteorologjike bëri të ditur se disa nga këto rajone do të kenë reshje të dendura afatshkurtra, me reshje për orë që do të arrijnë 80 mm ose më shumë, të shoqëruara me stuhi, shkruan “Xinhua”.

Qeverive vendore u është kërkuar të bëjnë përgatitjet e duhura dhe të inspektojnë sistemet e kullimit në qytete, toka bujqësore dhe pellgje.

foto: VCG

foto: VCG

foto: VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja.