Të premten, autoritetet kineze shpallën një sërë udhëzimesh për vendosjen e dënimeve penale ndaj separatistëve të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit", duke lejuar gjykim në mungesë në rastet përkatëse. Opinioni publik ndërkombëtar është shprehur se kjo është një nga masat më të ashpra që Kina ka marrë kundër forcave të “pavarësisë së Tajvanit”, duke synuar frenimin e aktiviteteve të “pavarësisë së Tajvanit” dhe ruajtjen e unitetit kombëtar.
Dokumenti, i bazuar në "Ligjin kundër përçarjes", "Kodin penal" dhe "Kodin e procedurës penale", ofron rregullat më konkrete për dënimin në rastet e krimeve të tilla, si edhe procedurat përkatëse, duke shërbyer si udhërrëfyes për trajtimin e çështjeve përkatëse. Midis tyre, për krimet e ndarjes së vendit, dënimi maksimal ligjor është me vdekje. Personat e vijës së ashpër që kryejnë krimet e shkëputjes ose të nxitjes së shkëputjes do të mbahen përgjegjës për gjithë jetën sipas ligjit, pasi agjencia e hetimit të paraqesë një çështje për hetim ose Gjykata Popullore ta pranojë çështjen për "pavarësinë e Tajvanit". Separatistët e vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit" mund të gjykohen në mungesë. Në të njëjtën kohë, dokumenti ofron mundësi për separatistët që vullnetarisht heqin dorë nga qëndrimi i tyre separatist për "pavarësinë e Tajvanit", nuk kryejnë më aktivitete separatiste dhe eliminojnë në mënyrë aktive pasojat e dëmshme.
foto: VCG
Për disa kohë, një numër shumë i vogël i separatistëve të "pavarësisë së Tajvanit" kanë kryer aktivitete separatiste të "pavarësisë së Tajvanit", duke rrezikuar seriozisht paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit dhe duke dëmtuar seriozisht interesat e përbashkët të bashkatdhetarëve në të dy brigjet e Ngushticës së Tajvanit dhe interesat themelore të kombit kinez. Publikimi dhe zbatimi i këtij dokumenti së pari demonstron vendosmërinë e madhe dhe aftësinë e fortë të Kinës kontinentale për të kundërshtuar separatizmin e "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndërhyrjen e jashtme, si edhe për të mbrojtur sovranitetin kombëtar e integritetin territorial.
Duhet theksuar se në nëntor 2021 dhe gusht 2022, pjesa kontinentale e Kinës i përfshiu radhazi 10 persona të vijës së ashpër në listën e "pavarësisë së Tajvanit". Në fakt, përveç këtyre 10 personave, çdo element i “pavarësisë së Tajvanit” që kryen aktet kriminale të përçarjes së vendit dhe nxitjes së separatizmit të parashikuar në dokument do të dënohet ashpër në përputhje me ligjin.
Së dyti, ky dokument synon një numër shumë të vogël të sepraristëve të "pavarësisë së Tajvanit" e aktivitetet e tyre separatiste dhe nuk përfshin masat e gjera të banorëve tajvanezë.
Kohët e fundit, për shkak se administrata e Lai Ching-te i është përmbajtur me kokëfortësi qëndrimit të "pavarësisë së Tajvanit", ka nxitur kundërvënien përgjatë ngushticës e "shkëputjen" ekonomike dhe ka dëmtuar rëndë negociatat ndërmjet dy brigjeve të ngushticës dhe Marrëveshjen Kornizë të Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Brigjeve të Ngushticës (ECFA), departamenteve përkatëse të pjesës kontinentale të Kinës iu desh të pezullonin më tej koncesionet tarifore për disa produkte të ECFA-së. Natyrisht, sjellja separatiste e "pavarësisë së Tajvanit" do të dëmtojë vetëm interesat e ndërmarrjeve e banorëve të Tajvanit dhe është jopopullore. Nuk është çudi që opinioni publik mirëpret zbatimin e dokumentit.
Nga një këndvështrim më i gjerë, ndëshkimi i separatistëve të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit" në përputhje me ligjin është gjithashtu një veprim i përgjegjshëm për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale e botërore.
foto: VCG
Pasi Nancy Pelosi, kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, shkoi në Tajvan në gusht 2022, grupi i dytë i "pavarësisë së Tajvanit" i shpallur nga Kina kontinentale përfshinte Xiao Meiqin-in dhe të tjerë. Këta persona të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit" kanë bashkëpunuar me forcat e jashtme për të ndjekur provokimet e "pavarësisë" për qëllimet e tyre egoiste, duke e lënë botën të shohë qartë që arsyeja themelore për përshkallëzimin e tensioneve në Ngushticën e Tajvanit është se autoritetet e Tajvanit janë përpjekur në mënyrë të përsëritur të "mbështeten te Shtetet e Bashkuara për të kërkuar pavarësinë", dhe disa njerëz në Shtetet e Bashkuara qëllimisht e "përdorin Tajvanin për të frenuar Kinën". Ndëshkimi i ashpër në përputhje me ligjin i separatistëve të vijës së ashpër të "pavarësisë së Tajvanit", veçanërisht atyre që bashkëpunojnë me forcat e jashtme për të kërkuar "pavarësinë", është gjithashtu një paralajmërim i fortë për forcat e jashtme që përpiqen të luajnë "kartën e Tajvanit" dhe të ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës.
Në të njëjtën ditë që u publikua ky dokument, në përgjigje të njoftimit të Shteteve të Bashkuara për shitjen e armëve Tajvanit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se do të merrte kundërmasa ndaj subjekteve dhe menaxherëve të lartë të kompanisë “Lockheed Martin” në përputhje me Ligjin kundër Sanksioneve të Huaja të Republikës Popullore të Kinës.