Kina lançon 17 konsorciume të reja për të nxitur inovacionin e teknologjisë shkencore
2024-06-22 15:24:40

foto: VCG

foto: VCG

Ndërmarrjet shtetërore të administruara nga qendra në Kinë kanë iniciuar krijimin e 17 konsorciumeve të reja, për të promovuar inovacionin e shkencës dhe teknologjisë, bëri të ditur rregullatori më i lartë i aseteve shtetërore të vendit, citon “Xinhua”.


Sipas Komisionit Shtetëror të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve (SASAC) i Këshillit të Shtetit, këto konsorciume inovacioni do të mbulojnë softuerët industrialë, rrjetet e energjisë kompjuterike, energjinë e re dhe materialet e avancuara, ndër të tjera.


Kjo nismë pritet taçojë numrin e përgjithshëm të konsorciumeve të inovacionit të ndërmarrjet shtetërore në 24.


Sipas SASAC, konsorciumet e inovacionit fokusohen kryesisht në teknologjitë strategjike dhe bazë, që kërkojnë investime të mëdha dhe janë të vështira për një njësi të vetme për të arritur përparime.


Këto konsorciume do të rrisin bashkëpunimin mes ndërmarrjeve, universiteteve dhe instituteve kërkimore, si dhe do të nxisin të gjithë zinxhirin e inovacionit, duke përfshirë kërkimin bazë dhe industrializimin.


Ndërmarrjet shtetërore në Kinë kanë krijuar më parë shtatë konsorciume inovacioni, të cilat kanë sjellë në bord mbi 300 universitete, institute kërkimore, ndërmarrje shtetërore të administruara në nivel lokal dhe kompani private, duke garantuar në mënyrë efektive sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit të vendit.