Kina bën thirrje për bashkëpunim dhe dialog për riatdhesimin e relikteve kulturore
2024-06-22 15:00:21

Një konferencë ndërkombëtare mbi mbrojtjen dhe riatdhesimin e relikteve kulturore të hequra nga vendet e tyre të origjinës në kontekste koloniale u mbajt në Qingdao, në provincën Shandong të Kinës lindore, nga Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të Kinës dhe qeveria provinciale e Shandong, shkruan “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Në aktivitet morën pjesë 150 përfaqësues nga universitetet kineze, institucionet kërkimore dhe institucionet kulturore, si dhe dy organizata ndërkombëtare dhe 27 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në, Norvegjinë dhe Gjermaninë.


Konferenca solli në qendër të vëmendjes ruajtjen dhe riatdhesimin e objekteve kulturore që u morën padrejtësisht nga vendet e tyre të origjinës në kontekste koloniale, si dhe hulumtoi zgjidhje për çështjet e riatdhesimit të objekteve kulturore që janë jashtë fushëveprimit të traktateve ekzistuese ndërkombëtare.

foto: VCG

foto: VCG

Gjatë konferencës u parashtrua një propozim që nxit rritjen e dialogut, komunikimit, ndërveprimit dhe bashkëpunimit për të formuluar plane të paanshme, racionale dhe të qëndrueshme për të adresuar çështjet përkatëse. Li Qun, zëvendësministër i Kulturës dhe Turizmit, si dhe drejtor i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, deklaroi se Kina i është përgjigjur në mënyrë aktive përpjekjeve të shoqërisë ndërkombëtare në fushat e dekolonializimit dhe riatdhesimit të motivuar moralisht të relikteve kulturore, si dhe ka hulumtuar zgjidhje të larmishme për të adresuar mosmarrëveshjet përkatëse.

foto: VCG

foto: VCG

Li gjithashtu i kërkoi shoqërisë ndërkombëtare të njohë plotësisht dhe të trajtojë padrejtësitë e plaçkitjes koloniale dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të origjinës dhe vendeve zotëruese që të ndërmarrin dialog bashkëpunues për riatdhesimin e relikteve kulturore dhe të ketë bashkëpunim të larmishëm dhe afatgjatë në fusha të tilla si shkëmbimi i informacionit, kërkimi shkencor, mbrojtja dhe restaurimi.