Shefi i Shtabit të Përgjithshëm takon zyrtarin gjerman për mbrojtjen kibernetike
2024-06-22 15:56:03

foto: ATSH

foto: ATSH

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, zhvilloi një takim me Jasper Wieck, drejtor i Politikave në Ministrinë e Mbrojtjes të Gjermanisë.


Në takim u vlerësua bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetjen e ofruar për FARSH-in ndër vite, si dhe roli i Gjermanisë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe nxitjen e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor, shkruan “ATSH”.


“Theksuam vullnetin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e arsimit, stërvitjes, mbrojtjes kibernetike, modernizimit dhe angazhimet e ardhshme në operacione dhe misione të drejtuara nga Aleanca”,- deklaroi Kingji.