Kina lëshoi alarm blu për mot të keq në shumë zona
2024-06-22 14:47:48

foto: VCG

foto: VCG

Autoriteti meteorologjik i Kinës lëshoi të premten një alarm blu për mot të keq në disa zona të vendit. Stuhi shiu dhe breshër u parashikuan të përfshinin disa zona të Mongolisë së Brendshme të Kinës, Heilongjiang, Jilin, Liaoning, Hebei, Pekin, Tianjin, Henan, Anhui, Jiangsu, Hubei, Hunan dhe Guizhou, me forcën maksimale të erës 17.2 deri në 28.4 metra në sekondë, bëri të ditur Qendra Kombëtare Meteorologjike, shkruan “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Reshjet e dendura afatshkurtra me shira që variojnë nga 20-50 mm në orë parashikohen të prekin pjesë të Mongolisë së Brendshme, Heilongjiang, Jilin, Liaoning, Hebei, Pekin, Tianjin, Henan, Anhui, Jiangsu, Shanghai, Hubei, Hunan, Zhejiang, Chong dhe Guizhou, sipas qendrës.

Qendra Kombëtare Meteorologjike këshilloi njerëzit që të marrin masa paraprake ndaj reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive, si dhe ka rekomanduar reduktimin e aktiviteteve në natyrë.

foto: VCG

foto: VCG

Anijet që operojnë ose kalojnë tranzit në ujërat e prekura nga moti i keq u këshilluan të ktheheshin në port, ose të bënin devijime.

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me tre nivele, të koduar me ngjyra për mot të keq, ku portokallia përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga e verdha dhe bluja.