“Continental AG” zgjeron kapacitetin e prodhimit në fabrikën e gomave në Kinë
2024-06-22 16:04:24

foto: VCG

foto: VCG

Furnizuesi gjerman i pjesëve të makinave “Continental AG” vuri në punë fazën e katërt të fabrikës së gomave të saj në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore, njoftoi kompania.


Fabrika në Hefei është baza e parë e prodhimit të gomave të “Continental AG” në Kinë.

foto: VCG

foto: VCG

Me projektin e ri, kapaciteti vjetor i prodhimit të gomave të kompanisë në Kinë pritet të arrijë në 18 milionë në vitin 2027, shkruan “Xinhua”.


“Lançimi i fazës së katërt nuk është vetëm një tjetër moment historik i rëndësishëm për zhvillimin e “Continental AG” në Kinë, por gjithashtu tregon besimin tonë të fortë në tregun kinez”,- deklaroi Enno Tang, president dhe drejtor ekzekutiv i “Continental China”.


Sipas tij, kompania ka respektuar strategjinë e saj të lokalizimit për të përmirësuar prodhimin vendas dhe aftësitë e kërkimit dhe zhvillimit në Kinë.

foto: VCG

foto: VCG

Fabrika e gomave të “Continental AG” në Hefei u inaugurua në shtator 2009 dhe sot mbulon një sipërfaqe totale prej 667.000 metrash katrorë.


Kompania ka prodhuar goma për makina pasagjerësh dhe automjete të lehta komerciale për tregun kinez dhe tregje të tjera në rajonin e Azi-Paqësorit që nga viti 2011.


Aktualisht, “Continental AG” ka 23 baza prodhimi dhe 28 qendra për kërkimin dhe zhvillimin në Kinë, me rreth 17.600 punonjës.