SHBA: Kritikat e Netanyahu-t, konfuze dhe zhgënjyese
2024-06-22 15:52:42

foto: ATSH

foto: ATSH

Qeveria amerikane ka shprehur zemërimin e saj ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilat ai pohoi se Uashingtoni zyrtar po ndalon dërgesat e armëve për Izraelin.


Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, e quajti video-mesazhin e fundit të Netanyahu-t “turbullues”, “thellësisht zhgënjyes” dhe “shqetësues”, citon “ATSH”.


“Ky president vendosi aeroplanë luftarakë në ajër në mes të prillit për të ndihmuar në rrëzimin e disa qindra dronëve dhe raketave, duke përfshirë raketat balistike që u hodhën nga Irani në drejtim të Izraelit. Asnjë vend tjetër nuk po bënte më shumë për të ndihmuar Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit Shtëpia e Bardhë nuk e ka idenë se çfarë e shtyu Netanyahu-n të bënte komentet në videon e publikuar të martën”,- theksoi Kirby.

foto: ATSH

foto: ATSH

Në atë video, Netanyahu tha se ishte e paimagjinueshme që SHBA-ja të ndalonte mbajtjen e armëve dhe municioneve për Izraelin, por pa specifikuar asgjë.


Netanyahu dhe presidenti amerikan, Joe Biden, kanë qenë në mosmarrëveshje prej muajsh.


Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë amerikane e kanë bërë të qartë se nuk pajtohen me veprimet e Netanyahu-t në luftën e Gazës.