Kina publikon masat për të ndihmuar punëkërkuesit e diplomuar
2024-06-21 15:14:12

Autoritetet kineze publikuan disa masa për të nxitur punësimin e të diplomuarve në universitete dhe grupeve të tjera të reja.

Foto:VCG

Foto:VCG

Një hap i madh është kombinimi i subvencioneve të punësimit të njëhershëm me shtesat e njëhershme për zgjerimin e vendeve të punës, duke u dhënë punëdhënësve që punësojnë të diplomuar të kualifikuar dhe të rinj të regjistruar të papunë, thuhet në qarkoren e publikuar nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, Ministria e Arsimit dhe Ministrisë së Financave, shkruan “Xinhua”.

Masa do të jetë e disponueshme deri më 31 dhjetor 2025.

Sipas qarkores, prodhimi i avancuar është një nga industritë kryesore për punësimin e të rinjve. Do të kryhet një plan veprimi për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë në këtë sektor, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve të përvojës profesionale.

Gjithashtu, do të zbatohet një plan rekrutimi për stazh, i cili do të mbështesë ndërmarrjet, projektet e investuara nga qeveria dhe institucionet publike në ofrimin e mundësive për praktikë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në vite 2024-2025, plani synon të rekrutojë të paktën 1 milion poste praktike në vit.

Mbi 11.7 milionë studentë të kolegjit do të diplomohen në Kinë këtë vit.

Në raportin e punës së qeverisë për vitin 2024 thuhet: “Ne duhet të bëjmë më shumë për të promovuar punësimin për të rinjtë dhe të ofrojmë udhëzime dhe shërbime më të mira për t'i ndihmuar ata të sigurojnë punë ose të fillojnë biznese”.

Në fillim të qershorit, Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës nisi një fushatë rekrutimi 100-ditore, që synon të sigurojë më shumë se 10 milionë vende pune për të diplomuarit e fundit të kolegjit. (Irma)