Kina i kërkon palës filipinase të ndalojë veprimet provokuese në Renai Jiao
2024-06-21 18:16:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Duke komentuar për riparimin e fshehur të luftanijes së ankoruar në Renai Jiao nga pala filipinase, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian u shpreh në një konferencë për shtypin të premten se veprimet e palës filipinase shkelin rëndë sovranitetin e Kinës dhe pala kineze nuk do t'i pranojë kurrë ato dhe do të përgjigjet sipas ligjit.

Ditët e fundit, gazeta britanike "Financial Times" njoftoi se ushtria fipilinase riparoi fshehurazi luftanijen "Sierra Madre" të ankoruar në Renai Jiao për të zgjatur jetën e anijes.

Lidhur me këtë, zëdhënësi u shpreh se njoftimet përkatëse kanë vërtetuar edhe një herë se fjalët e Filipineve për transportimin e gjërave të përdorimit të përditshëm në luftanijen e ankoruar në mënyrë të paligjshme në Renai Jiao janë krejtësisht gënjeshtra. Në fakt, pala filipinase vazhdon të transportojë materiale ndërtimi në luftanije, madje edhe armë, me qëllim që të pushtojë Renai Jiao.

 "Ne i kërkojmë palës filipinase të ndalojë menjëherë veprimet provokuese dhe të kthehet sa më parë në rrugën e dialogut për kontrollin e mosmarrëveshjeve. Kina është e vendosur për të mbrojtur sovranitetin territorial e të drejtat dhe interesat e veta detare," theksoi Lin. (Fani)