Kina rrit mbrojtjen e pronësisë intelektuale me 44 qendra të mbrojtjes së të drejtave
2024-06-21 16:41:48

CFP

CFP

Kina ka 44 qendra kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale (IP), ose në funksion ose në ndërtim e sipër, në 13 provinca, rajone autonome dhe komuna, sipas rregullatorit kryesor të pronësisë intelektuale të vendit, shkruan “Xinhua”.

Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA) miratoi së fundmi ndërtimin e qendrave kombëtare të mbrojtjes së shpejtë të të drejtave të pronësisë intelektuale në zonën e re Baigou dhe në qarkun Pingxiang në provincën Hebei të Kinës veriore.

CFP

CFP

Këto dy qendra, të fokusuara në mbrojtjen e pronësisë intelektuale për industrinë e bagazheve dhe biçikletave, do të tërheqin më shumë talente të projektimit në këto fusha, do të ndihmojnë në përmirësimin e dizajnit të produktit, do të mbështesin transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale dhe do të promovojnë zhvillimin me cilësi të lartë. (Irma)