Presidenti Begaj takim me diasporën shqiptare në Gjermani: Jeni krenaria kombëtare
2024-06-21 15:52:34

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim në Berlin me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani. Sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve e njohën presidentin Begaj me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë, shkruan “ATSH”.

Presidenti Begaj me diasporen (Foto Atsh)

Presidenti Begaj me diasporen (Foto Atsh)

Kreu i shtetit vlerësoi arritjet e gjithësecilit dhe i cilësoi ata si krenarinë kombëtare.

Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauza të shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë.

Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, me dijet e marra në Perëndim. (Irma)