KE-ja propozon shpenzime mbi 270 miliardë euro në vitin 2025
2024-06-21 14:54:59

Flamujt e KE-se (Foto Atsh)

Flamujt e KE-se (Foto Atsh)

Komisioni Europian ka propozuar një buxhet të BE-së për vitin 2025 prej afro 200 miliardë eurosh (215 miliardë dollarë), plus 72 miliardë euro nga një fond i financuar nga borxhi i krijuar në vitin 2020 për rimëkëmbjen ekonomike pas Covid-19, shkruan “ATSH”.

Pjesa më e madhe e buxhetit do të shkojë për subvencionet bujqësore: rreth 54 miliardë euro. Një fond prej 49 miliardë eurosh është caktuar për zhvillimin rajonal në zonat më të varfra të Europës.

Buxheti 2025 është pjesa vjetore e buxhetit shtatëvjeçar të BE-së për vitet 2021-2027, i vendosur në vitin 2020, por në mënyrë të pazakontë u rrit në fillim të këtij viti.

Buxheti i BE-së përcakton kufijtë e sipërm për atë që blloku mund të shpenzojë në fusha të ndryshme.

Shumica e të ardhurave për të mbuluar këtë shpenzim vjen nga kontributet e shteteve anëtare të BE-së, bazuar në të ardhurat e tyre kombëtare bruto. Disa fonde vijnë gjithashtu nga Doganat dhe detyrimet e tjera. (Irma)