Kryeministri kinez do të marrë pjesë në Forumin e 15-të Veror të Davosit
2024-06-21 20:44:40

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian njoftoi të premten se, më 25 qershor, kryeministri kinez Li Qiang do të marrë pjesë në Forumin e 15-të Veror të Davosit, që do të zhvillohet në Dalian të Kinës. Kryeministri Li do të mbajë fjalim në forum, do të takohet me presidentin e Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schwab e të ftuar të huaj dhe do të zhvillojë bisedë me përfaqësues të qarqeve të huaja të biznesit.

Në forum do të marrin pjesë presidenti polak Andrzej Duda, kryeministri vietnamez Pham Minh Chinh, si edhe mbi 1600 politikanë, biznesmenë, studiues e përfaqësues të medies nga rreth 80 vende e rajone. (Fani)