Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen me BEI-në për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit
2024-06-21 15:10:15

Foto:VCG

Foto:VCG

Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen mes Bankën Europiane të Investimeve, për financimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit-porta globale, me vlerë 100 milionë euro.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, bëri të ditur se përmes këtij projekti strategjik do të kryhet rehabilitimi i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, për të mundësuar ofrimin e një shërbimi modern të transportit, përmes lëvizshmërisë së gjelbër të qëndrueshme sipas standardeve të BE-së, shkruan “ATSH”.

Sipas marrëveshjes, do të rehabilitohet linja hekurudhore me një gjatësi prej 120 km dhe 12 stacione hekurudhore për pasagjerë dhe mallra. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit pritet të jetë 2 orë.

“Projekti synon të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi nëpërmjet stacionit të përbashkët hekurudhor të Tuzit drejt Podgoricës, e më tej drejt lidhjeve hekurudhore ndërkombëtare midis kryeqyteteve, duke përfshirë Beogradin, Zagrebin, Lubjanën edhe Budapestin, gjë që do të japë një shtysë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë së vendit”,- deklaroi Spiropali.

Sipas ministres, kjo vepër do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë dhe rajonit, duke nxitur lëvizshmëri të qëndrueshme që vendos bazat për një rrjet hekurudhor modern, të sigurt dhe gjithëpërfshirës. (Irma)