Industria e reklamave në Kinë pati rritje të shëndoshë në vitin 2023
2024-06-21 15:26:45

Industria e reklamave në Kinë pati rritje të shpejtë në vitin 2023, me shkallën e tregut që vazhdon të renditet e dyta në botë, njoftoi Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave, të ardhurat e kombinuara të biznesit të kompanive të mëdha dhe institucioneve publike në këtë sektor u rritën me 17.5 për qind në baza vjetore në afërsisht 1.31 trilionë juanë (rreth 184 miliardë dollarë amerikanë) vitin e kaluar.

Indeksi që mat zhvillimin e industrisë së reklamave të Kinës arriti në 119 pikë vitin e kaluar, 9.1 për qind më shumë se një vit më parë, bëri të ditur administrata.

Foto:VCG

Foto:VCG

Biznesi i reklamave në internet ruajti një vrull të shpejtë rritjeje vitin e kaluar, duke zënë gati 80 për qind të totalit, sipas administratës. (Irma)