Italia ka deficitin më të lartë në BE
2024-06-21 15:33:08

Italia ka deficitin më të lartë të qeverisë në Bashkimin Europian (BE), sipas një liste me shtatë shtete anëtare të BE-së të shpallur nga Komisioni Europian në trajtimin e deficiteve të mëdha të vendeve anëtare, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

KE-ja ka filluar të zbatojë rregullat e deficitit të qeverisë pasi i pezulloi ato gjatë pandemisë së koronavirusit dhe krizës energjetike të shkaktuar nga rritja globale e çmimeve të energjisë në vazhdën e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Të dhënat e BE-së tregojnë se Italia ka një deficit buxhetor të barabartë me 7.4 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) të vendit.

Me 6.7 për qind, Hungaria ka deficitin tjetër më të madh. Vendet e tjera të përmendura në procedurën e KE-së kundër deficiteve të mëdha ishin Belgjika, Franca, Malta, Polonia dhe Sllovakia.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministri italian i Financave, Giancarlo Giorgetti, tha se procedura ishte e pritshme dhe se do të adresohej në ligjin e ardhshëm të buxhetit të vendit për vitin fiskal 2025.

Deficiti i një qeverie është shuma që shpenzon në krahasim me të ardhurat e saj nga taksat. Rregullat fiskale të BE-së kërkojnë që deficiti të mbetet brenda 3 për qind të PBB-së. Eurostati ka konfirmuar se 11 vende kanë deficite mbi atë nivel.

Qiproja, Danimarka, Irlanda dhe Portugalia patën suficit buxhetor.

Mesatarisht, deficitet për vendet e BE-së janë 3.5 për qind e PBB-së. (Irma)