Kina i kërkon Japonisë të ndalojë ndërhyrjen në çështjet detare ndërmjet Kinës dhe Filipineve
2024-06-21 17:28:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të premten, zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Japoni u shpreh në një deklaratë se Japonia nuk është palë në çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet detare ndërmjet Kinës dhe Filipineve.

Ministria e Punëve të Jashtme japoneze e kritikoi palën kineze këtë javë për veprimet e së hënës ndaj anijeve filipinase që hynë në ujërat pranë Renai Jiao të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

“Ne shprehim pakënaqësinë e fortë dhe kundërshtimin e vendosur për shprehjet e gabuara dhe akuzat e paarsyeshme të palës japoneze ndaj palës kineze në çështjen e Detit të Kinës Jugore,”tha zëdhënësi.

Ai u shpreh se Filipinet po përpiqeshin të pushtonin Renai Jiao të Kinës duke transportuar vazhdimisht furnizime për luftanijen e tyre "të bllokuar" dhe se masat e kontrollit të marra nga Roja Bregdetare e Kinës ishin të ligjshme, profesioniste e të përmbajtura.

Deklarata vë në dukje se Kina do t'u përgjigjet veprimeve provokuese të Filipineve sipas ligjit dhe do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e veta sovrane. (Fani)