Kina: Kërkesa e BE-së për informacion në hetimin e automjeteve elektrike, ka tejkaluar shumë qëllimin e saj
2024-06-21 12:54:39

Bashkimi Evropian kërkoi të dhëna të paprecedentë, në lidhje me llojin, shtrirjen dhe sasinë e informacionit, për hetimin e tij ndaj subvencioneve të automjeteve elektrike kineze (EV), të cilat tejkalojnë jashtë mase, kërkesën e nevojshme për një hetim të tillë, tha të enjten Ministria e Tregtisë së Kinës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Komisioni Evropian (KE), i cili propozoi tarifa të larta të përkohshme shtesë në vendimin e tij paraprak, për një hetim kundër subvencioneve ndaj automjeteve elektrike kineze javën e kaluar, kërkoi informacion masiv që mbulonte prodhimin, planifikimin dhe proceset teknike nga prodhuesit e EV dhe baterive, sipas He Yadong, një zëdhënës i ministrisë.

KE madje kërkoi detaje mbi përbërjen dhe formulimin e baterive, kostot e prodhimit, shitjet dhe çmimet, informacionin e klientëve dhe zinxhirët e furnizimit, duke kërcënuar se dështimi për të bashkëpunuar, do të rezultonte në një vendim të pafavorshëm, tha ai për shtypin, duke cituar burime nga firmat kineze.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ai tha se firmat kineze ishin "të shokuara dhe të zhgënjyera" pasi ato dhanë informacionin më të mirë të mundshëm, por KE vazhdoi me akuzat për mungesë bashkëpunimi të plotë, ndaj vendosi tarifa të larta ndëshkuese për produktet e tyre. 

Lëvizjes së BE-së i mungon një bazë faktike dhe ligjore. Ajo shpërfill rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, minon konkurrencën e ndershme, tranzicionin dhe bashkëpunimin global të gjelbër, tha ai, duke shtuar se Kina shprehet fuqimisht kundër, ndaj do të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj.