Greqia kërcënohet nga zjarret verorë
2024-06-21 14:53:02

Zjarret ne Greqi (Foto Atsh)

Zjarret ne Greqi (Foto Atsh)

Shumë zjarre të reja kanë shpërthyer së fundi në Greqi.

“Ka një zjarr të ri që shpërthen pothuajse çdo dhjetë minuta. Shumica u trajtuan menjëherë në fazën e parë”,- deklaroi zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, duke shtuar se është një periudhë shumë e vështirë me zjarre në të gjithë vendin, shkruan “ATSH”.

Lidhur me zjarrin që shpërtheu pasditen e së mërkurës në një kantier parkimi varkash pranë qytetit të Koropit, ai tha se një ekip prej 102 zjarrfikëssh, me dy ekipe dhe 43 automjete, luftuan për të shuar flakët, të ndihmuar nga 6 avionë zjarrfikës, 8 helikopterë, vullnetarë dhe cisterna uji të autoriteteve vendore.

Kryetari i bashkisë Vari, Vula dhe Vouliagmeni, Grigoris Konstantellos tha se situata është e vështirë, por nuk ka raportime për shtëpi apo biznese të dëmtuara. (Irma)