Sulmet ruse shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në Ukrainë
2024-06-21 16:44:40

Sulmet ne Ukraine (Foto Atsh)

Sulmet ne Ukraine (Foto Atsh)

Disa objekte energjetike ukrainase janë goditur në një sulm të rëndë ajror rus, njoftoi kompania ukrainase e energjisë “Ukrenerho”, ndërsa dronët ukrainas shënjestruan depot e karburantit në Rusi.

“Ukrenerho” raportoi dëme në rajonet Vinnytsia, Dnipropetrovsku, Donetsku dhe Kiev, duke bërë të ditur se shkalla e saktë ishte ende duke u hetuar, njofton “ATSH”.

“Dëmi në rajonin Vinnytsia të Ukrainës u shkaktua nga mbetjet e një droni rus të rrëzuar”,- shkroi në “Telegram” guvernatori rajonal Serhiy Borsov.

Sipas administratës rajonale, një linjë elektrike dhe një impiant industrial i paspecifikuar u goditën në rajonin e Kievit.

Shpërthime u raportuan nga qyteti Dnipro dhe rajoni i Zaporizhias.

Sipas Forcave Ajrore ukrainase, Rusia përdori katër raketa lundrimi, dy raketa të drejtuara dhe 27 dronë luftarakë në sulmin e kombinuar.

“Të gjithë dronët dhe pesë nga raketat e tjera u kapën”,- tha komandanti Mykola Oleshchuk.

Tre raketa balistike Iskander-M nuk mund të kapeshin, sipas ushtrisë ukrainase. Raketat Iskander, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra, kapen rrallë.

Ndërsa autoritetet ruse raportuan se sulmet me dronë ukrainas shkaktuan zjarre në dy depo karburanti. (Irma)