Presidenti Bajram Begaj në Berlin me homologun gjerman, takim për integrimin e Shqipërisë në BE
2024-06-20 16:05:32

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ai i RFGJ-së Frank-Walter Steinmeier (Foto Panorama)

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dhe ai i RFGJ-së Frank-Walter Steinmeier (Foto Panorama)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim kokë më kokë në Berlin me presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.  Presidenti Begaj deklaroi se gjatë takimit diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i shtetit shqiptar i ka shprehur falënderime presidentit Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve, citon “Panorama”.

“Takimi, tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë. Mora garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjermania jep mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit dhe roli i saj në Ballkanin Perëndimor është i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen euroatlantike”,- deklaroi presidenti Begaj.

Ndër të tjera, presidenti shqiptar u shpreh se duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. (Elona)